E marta ishte një ditë e hidhur për Ardit Gjebrean. Moderatori i njohur humbi xhaxhain e tij, me të cilin duket ishte mjaft I lidhur. Këtë e tregoi fakti që lajmin e trishtë e dha vetë përmes rrjeteve sociale, shoqëruar me një mesazh prekës. “Një engjëll tjetër i shtohet familjes Gjebrea, xhaxhai im…Shembulli i mirësisë, dashuria e bashkëshortes dhe e dy vajzave, kujdesi i të gjithëve, mjeku që nuk u lodh për askënd. Në paqe shpirti yt! “, ka shkruar ai.
Një vit më parë, Arditi humbi të ëmën, për të cilën vazhdimisht ndan dedikime prekëse, duke treguar kështu se i mungon shumë.