KreuCelebrity

Meghan Markle thyen tabunë e fundit!

Ka bërë disa lëvizje kontroverse deri tani për familjen mbretërore. Por Meghan Markle e hodhi dhe një hap kundër rregullave. Dita e shumëpritur e votimeve presidenciale amerikane erdhi, por ajo do të shënojë një tjetër fakt, i cili do të mbahet mend në histori. Për herë të parë një pjesëtar i familjes mbretërore britanike  voton për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe kjo është Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle.

Siç dihet Windsorët kanë mbajtur një qëndrim neutral në lidhje me politikën amerikane, duke zgjedhur të mos votojnë dhe kjo për breza me radhë. Meghan Markle ka zgjedhur të thyejë dhe këtë tabu. Është e vërtetë që çifti tashmë është i shkëputur nga pjesa tjetër e familjes, jetojnë në Kaliforni, por ata i mbajnë akoma titujt mbretërorë, megjithëse here pas here sovrania Elizabetë ka kërkuar heqjen e tyre. Ftesa që Harry dhe Meghan u bëne votuesve amerikanë, aq më tepër që çifti mbajti dhe një qëndrim pro Biden, nuk u prit aspak mirë nga oborri mbretëror, i cili në komunikatën për shtyp theksoi se “Princi nuk është më pjesë e aktive e familjes, por flet në titull personal.”

Por diskutimi i Harry-it dhe Meghani nuk zemëroi vetëm mbretëreshën, por dhe vetë amerikanët. Një pjesë e mirë e tyre nuk e pëlqyen ftesën që u bëri çifti për mos votuar Donald Trump, i cili nga ana e tij u shpreh se nuk është ardhurues i Meghanit. Madje duke shtuar me ironi se i uronte shumë fat princit Harry, pasi kishte nevojë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF