Si çdo event artistiko-kulturor kudo në botë muajt e fundit edhe edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në Rtsh, për shkak tu pandemisë do të jetë një event i jashtêzakonshêm që do tē zhvillohet në masa dhe rregulla strikte sipas protokollit të pandemisë së Covid-19. Por cilët do të jenë mikpritësit e këtij edicioni? !
Edhe kjo dilemë duket se sapo e mori një përgjigje: moderatorët e Festivalit të Këngës këtë vit do të jenë Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj. Drejtuesit e Festivalit duket se kanë parë se mes dyshes mund të jetë një kombinim i përshtatshëm, duke qenë se ty dy emrat janë prej vitesh në ekran dhe i njohin mirë emocionet e transmetimeve të drejtpërdrejta.
Lajmin e ka bërë me dije faqja zyrtare e ‘eurovizionalbania’ në instagram ku nëpērmjet njē postimi, konfirmon moderatorēt e këtij edicioni të Festivalit ku zgjidhet kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2021.
Sakaq Tvsh ka publikuar edhe listën e këngëve pjesëmarrëse!
Lista e plotë e pjesëmarrësve
Peng- Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve- Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
E morën botën- Franc Koruni
Pendesë- Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
Tjerr- Evi Reçi
Vashëzo- Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës- Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal- Klinti Çollaku
Karma- Anxhela Peristeri
Si ajo- Ëendi Mancaku
Ty- Fatos Shabani
Vajzë- Florent Abrashi
Njësoj- Enxhi Nasufi
Ajo vajza- Kamela Islamaj
Zjarri im- Era Rusi
Jo- Erikson Lloshi
Më mbron- Xhesika Polo
Ora e jetës- Manjola Nallbani
E lirë- Giliola Haveriku
Nënë- Viktor Tahiraj
Vendi im- Agim Poshka
Meteor- Stefan Marena