Ajo është një nga aktoret më të bukura italiane. E para grua e cila solli komedinë italiane në majat e shkëlqimit të saj, në një kohë kur ishte vetëm për meshkujt. Aktorja Monica Vitti mbush sot 89 vjeçe dhe megjithëse nuk është shfaqur në ekrane dhe nuk ka dhënë intervista prej vitesh, mbetet një prej ikonave dhe një nga aktoret më të mira të kinematografisë italine.
Kanë qenë të shumtë figura të jashtëzakonshme të skenës italiane që kanë bashkëpunuar me të, që nga Sordi. Proietti, Mastroianni, Gassman dhe Manfredi. Të gjithë të magjepsur nga zotësia e saj. Edhe 100 Monica!