Agron Llakaj ka rrëfyer në “News 24” të gjithë peripecitë e përjetuara pas infektimit me koronavirus. Ai tha se së bashku me bashkëshorten kishin temperaturë prej 3 ditësh e pas këtij momenti, e bija kishte insistuar shumë të bënin tamponin. “I rrëmbyer nga puna isha më i pakujdesshmi në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate.
Në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë”, është shprehur Llakaj. Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes. “Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, është shprehur aktori i njohur I humorit.