Nuk ka shumë që u bë nënë për herë të dytë, dhe padyshim, Arbana Osmani nuk ndahet dot nga i vogli i saj ( Joni është më i rritur, nuk i mbetet hatri).
Djalin e tyre, moderatorja dhe partneri Eduart Grishaj vendosën ta quajnë Diell. Dielli ende s’ka mbushur një muaj, ndaj s’mund të ndahet lehtë nga e ëma. Për këtë arsye, ajo e merr me vete edhe kur duhet të punojë, siç e tregoi dhe vetë me postimin e fundit në Instagram. Teksa përgatitej për të xhiruar një reklamë, ajo ka pozuar me të voglin në krahë. “Si duken këto ditë përgatitjet për të xhiruar”- ka shkruar ajo.