Në muajin shtator, modelja e njohur Gigi Hadid solli në jetë fëmijën e saj të parë. Vogëlushja është fryt i dashurisë së saj më këngëtarin Zayn Malik. Gigi së fundi postoi në InstaStory për të parën herë një foto me të bijën, duke u kujdesur për cdo rast t`ia tregonte fytyrën.
Por kaq mjaftoi që fansave t`u ëmbëlsohej dita. Përpara shtatzanisë së Gigit, cifti u nda, por duket nuk qëndronin dot larg njëri tjetrin dhe ribashkimi i solli të dyve dhuratën më të bukur.
Partneri i saj nuk ka ngurruar as ai t`i shprehte emocionet në rrjetet sociale. “Dashuria që ndjej për këtë qenie kaq të vogël është e papërshkrueshme. Jam mirënjohës dhe krenar ta quaj timen dhe falenderues për jetën që do kalojmë së bashku”, ka shkuar Zayn.