Donald Trump ka mbetur vetëm. Sipas zërave dhe zonja e parë Melania Trump, pasi bëri të pamundurën për t’i kthyer mendjen të shoqit që të pranonte humbjen, po përgatitet të lërë Shtëpinë e Bardhë. Melania do të rikthehet në apartamentin e saj super luksoz në Trump Tower, por flitet se bashkë me Shtëpinë e Bardhë, ka vendosur të lërë dhe Donald Trumpin.
Sipas ish-asistentes të presidentit, Omarosa Maigault Newman, autores së librit “Unhinged”, nëse Melania do ta ndërmerrte këtë hap gjatë kohës së presidencës, do të kishte pasoja.
Por, megjithatë Melania Trump nuk e ka zhgëngjyer asnjëherë bashkëshortin e saj. Përkundrazi e ka përkrahur gjithmonë. Ishte Melania që u kërkoi votuesve amerikanë ta zgjidhnin atë, si alternativa më e mirë. Të dy kanë 16 vjet të martuar dhe është thënë gjithmonë që kanë ndarë dy dhoma gjumi. Nga ana e tij, Donald Trump është shprehur përherë se nuk është zënë kurrë me të shoqen.
Po sipas disa burimeve të , Melania i ka gati letrat e divorcit dhe po numëron orët që Donald të dalë nga skena për ta braktisur njëherë e mirë. Thuhet se para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump ka negociuar për një marrëvjeshje pas martesore, e cila do t’í garantojë të birit, Barron Trump, një pjesë të perandorisë Trump në rast ndarje të dy bashkëshortëve.