E ftuar në studion e “Kohë Moderne” pedagogia dhe aktivistja e njohur Iris Luarasi ka treguar për lidhjen e dashurisë me bashkëshortin Enon, duke e cilësuar këtë të fundit si “katalizator” shumë të mirë gjatë daljeve të saj publike. “Ndonjëherë më shkruan mesazhe ku më thotë të qetësohem gjatë debateve”. Ndërsa kur u pyet nga moderatoret se kush e ka timonin në marrëdhenien e tyre, Irisi tha se “jemi si dy të njëjta që tërhiqen!”
“Nga ajo pjesa që të do pa kushte, tenton të përfitosh më shumë”, duke nënkuptuar në këtë mënyrë se familja për të është mbi gjithçka, pavarësisht se e gjendur mes universitetit, organizatës për gratë e dhunuara dhe detyrimeve të tjera nuk ka mundësinë të kalojë kohë sa do të donte me fëmijët dhe bashkëshortin. Ajo gjithashtu ka treguar se kur ndodhet jashtë shtetit, ka vënë re se nuk i kushton të njëjtën vëmendje pamjes së jashtme, si kur ndodhet në Tiranë



















