Një javê më parë, familja e moderatores Viola Spiro pësoi një dhimbje të madhe kur fatkeqësisht babai i saj, i ndodhur në Turqi për t’u kuruar ndaj Covid-19 nuk mundi ta fitojë betejën me virusin pandemik.
Teksa kanë kaluar vetêm disa ditê nga ndarja nga jeta e të atit, bukuroshja e ekranit ka gjetur forcat për të shprehur një dedikim në rrjete sociale, për mungesën e saj të madhe.
Nëpërmjet disa fotove nga fëmijëria dhe deri në shkrepjen e fundit, pak para se i ati të ndahej nga jeta; Viola hedh dy fjalë zemre, dhe njê premtim për ‘babkën’.
“Do te qeshim gjithmone bashke si ne foton tone te fundit, babka ime”- shkruan Spiro përbri një kolazhi fotosh në instagram.



















