KreuCelebrity

“Të mos tregosh për Covid, baraz me vrasje”; e infektuar Monika Lubonja bën thirrjen e fortë!

Monika Lubonja sapo ka rrëfyer se është infektuar me Covid-19 dhe siç e kërkon protokolli aktorja është izoluar në shtëpinë e saj duke marrê edhe mjekimin e nevojshëm për gjendjen e saj shëndetêsore. Lubonja sakaq ka bërë edhe një reflektim rreth asaj çfarë po ndodh me situatën me virusin pandemik në vendin tonë.

Aktorja e ka parë të nevojshme të bëjë një kritikë publike për të gjithë ata që nuk e marrin seriozisht këtë situatë duke u treguar të papërgjegjshëm e duke u kthyer në ‘vrasës’ pasi preferojnë të mos tregojnë se janë prekur nga Covid-19…


Postimi i plotë:
Jam e mbyllur në shtëpi, duke u kuruar nga COVID-19. Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re. Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne. Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri – tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19. Vemi deri aty sa ulemi me njëri – tjetrin, pijmë kafe, shkojmë dhe për dreka, a darkojmë, qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo, po në fund e puthim, po, po e puthim fort, madje më fort, aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”. Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë, se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie, kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre, a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin? Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi, kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten…Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri.
Për mua si individ, si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje. Ne po vrasim njëri – tjetrin në një formë a ndonjë tjeter.

Zot na jep forcë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF