Një gjykatë amerikane e hodhi poshtë përpjekjen e Britney Spears për të marrë sërish kontrollin e financave të saj, të cilat i ka në dorë i ati, edhe pse këngëtarja është sot 38 vjec. Jamie Spears është kujdestari ligjor i vajzës së tij prej 12 vjetësh, për shkak të atyre që u cilësuan si probleme të shëndetit të saj mendor.
Avokati i këngëtares ka thënë se ylli i muzikës pop ka frikë nga babai dhe nuk do të performojë përsa kohë ai të mbetet në rolin e kujdestarit.Në anën tjetër, avokatja e babait të Britneyt ka theksuar se Jamie gjithmonë ka vepruar në interesin më të mirë të vajzës së tij. Sipas një marrëveshje që e ka sjell,
Spears nuk i ka kontrolluar financat dhe vendimet për karrierën që nga viti 2008. Kjo e drejtë rëndom u merret personave që nuk janë në gjendje t’i marrin vet vendimet, siç janë ata me demencë apo sëmundje të tjera mendore.


