
Protagonisti i “Love Story-t”, i ka të gjitha: pamjen, arsimin, punën. Ai karrierën e ka ngritur në Gjermani, por dashurinë e kërkon në vendin e vet të origjinës. Familja duket se ia ka mbështetur me shumë entuziasëm idenë e pjesëmarrjes në këtë show dating”. E ëma i paska lënë një porosi, që në fakt e “kanë merak” plot familje shqiptare të cilat jetojnë jashtë kufijve: Nuset, djemte, ti marrin këtej. “O shqiptare o hiç fare”, thotë e ëma e Saimirit, dhe ai nuk ia bëri fjalën dysh! Në klipin prezantues të Saimirit, babai, mamaja dhe motra e tij dhanë porositë e posaçme për vajzat, ku spikati sidomos ajo e motrës: “Ma kini kujdes vëllanë”!



















