Kur personazhe të njohur bëjnë xing me veshjen, gjëja e parë që të shkon ndërmend është kujt i ri më bukur ( se vdesim ne për pak krahasime), dhe e dyta, se ajo që kanë veshur duhet të jetë papritur shumë “in” derisa ndodhin përplasje të tilla! Rasti më I fundit është ai i një fundi të shkurtër blu me printe të zeza, për të cilin kanë qenë në një mendje Bora Zemani dhe Era Istrefi!
Të dyja e kanë kombinuar me golfe të zinj, ndërsa Bora ka preferuar që dhe getat t`i ketë të zeza. Duken shumë mirë që të dyja, dhe fundi në fjalë, është vërtet I këndshëm!



















