KreuCelebrity

Më në fund, është gati! “Love Story” nis transmetimin, e paska dhe risi!

Pritjes i erdhi fundi! Emisioni ri që na e ka zgjuar aq shumë kërshërinë, “Love Story”, “Dating Show” nis nis transmetimin të hënën në orën 20:15 në televizionin Klan. Por ndërkohë ne mësuam të tjera risi. Kështu do të kemi  “Daily Love Story” qe do të jetë një emisionin i përditshëm, i cili e nis transmetimin e tij menjëherë pas natës së parë të programit, nga e marta në të premte, çdo ditë, në një transmetim 30 minutësh, ku do të tregohet gjithçka që nuk shfaqet në spektakël. Prapaskena, “backstage”, intervista ekskluzive, diskutime do të përbëjnë thelbin e këtij mini-show, që ka si qëllim të zbulojë më mirë karakteret e këtij formati, thotë Klan. I ideuar nga autorja e programit “Love Story”, Ilda Lumani, “DLS” transmetohet në Klan Plus dhe në kanalin zyrtar të RTV KLAN në Youtube, në orën 18:20. Në qendër të “Love Story”, sic është zbuluar tashmë do të jetë një djalë i ri, i pashëm e i suksesshëm, Saimiri, i cili është vënë në kërkim të dashurisë.

33 vjecari që jeton mes Shqipërisë dhe Gjermanisë do të jetë në qendër të romancës televizive që premton të na mbajë mbërthyer përpara ekranit, teksa mësohet se pas audicioneve të shumta, edhe kasti i vajzave të përzgjedhura, është i mrekullueshëm.

Mezi po presim të hënën për emisionin më të ri nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe regjinë e Vera Grabockës, një dyshe që premton gjithmonë “spektakël”!!! .

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF