KreuCelebrity

Aktorja e njohur shtatzënë, mjekët i thanë se nuk do të bëhej nënë kurrë!

Është duke përjetuar periudhën e saj më të bukur. Por aktorja e njohur amerikane Emma Roberts kishte menduar se nuk do të arrinte ta shijonte kurrë mëmësinë.

Në një intervistë për “Cosmopolitan”, ajo tregoi sesi ishte diagnostikuar me endometriozë, një patologji gjinekologjike, ku endometriumi fillon të rritet jashtë mitrës, dhe e kishte pllakosur frika se nuk do të bënte kurrë fëmijë. Cudia ndodhi pikërisht atëherë kur vendosi ta shkëpueste mendjen nga kjo gjë.  “Kam dashur gjithmonë të kem një bebe. Kur isha fëmija i lutesha mamasë sime të bënte një tjetër bebe. Mbaj mend ditën kur e solli motrën time nga spitali, e mbaja në krahë dhe doja ta vishja me fustane e të luaja me të. Kur mbusha 16 vjeç ëndërroja që në moshën 24 vjeçare të martohesha dhe të bëhesha me fëmijë. Por kur je aktore, udhëtimet, oraret e gjata në punë nuk të lejojnë të krijosh një familje. Pak vite më parë mësova se kisha endometriozë. Gjithmonë kam patur dhimbje të forta gjatë periodave, sa më duhej të lija shkollën dhe më pas të anuloja mbledhjet në punë. Doktoresha më tha “Duhet të ngrish vezët”. Të them të drejtën u tmerrova dhe mendoja se nuk do të bëja dot fëmijë. I ngriva vezët dhe ishte një proçes i vështirë. Duket e habitshme, por në momentin kur nuk mendova më për këtë gjë, mbeta shtatzënë. Megjithatë nuk doja të shpresoja më kot sepse gjërat mund të mos shkonin mirë gjatë shtatzënisë. Kështu që e mbajta lajmin të fshehtë. Shtatzënia më mësoi se në jetë nuk mund të bësh plane”- ka rrëfyer ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF