KreuCelebrity

7 vite fejesë, ndahet papritur cifti i aktorëve!

Dukej sikur gjërat shkonin mirë mes tyre, por nuk paska qenë vërtet ashtu. Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis u ndanë pa shumë zhurmë pas 7 vitesh fejesë dhe dy fëmijësh, djalin Otis Alexander, 6 vjeç dhe vajzën Daisy Josephine, 4 vjeçe.

Raportet në media tregojnë madje se ndarja ka ndodhur para disa muajsh, por tani u mësua lajmi. Burime pranë tyre rrëfyen se ndarja është bërë në mënyrë shumë miqësore sepse po kujdesen shumë për raportet me fëmijët.

“Ata po ndjekin një rutinë të shkëlqyer bashkë-prindërimi. Fëmijët janë prioriteti i tyre dhe zemra e familjes”, u shprehën këto burime për People. Olivia dhe Jason filluan të frekuentoheshin nëntorin e vitit 2011 dhe ai i propozoi një vit më vonë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF