Lorinda, mbesa e modeles dhe aktores shqiptare, Diellza Kolgeci, e cila u kurorëzua Miss Kosova në 1996, tani ka trofenë e saj. Duke përfaqësuar Kosovën, ajo u kurorëzua Miss Globe 2020 ku doli e para në mesin e 41 kandidateve të tjera.
Madje vetë Diellza ka treguar se ajo e ka përkrahur mbesën e saj në këtë rrugë.Lorinda është gjithashtu modele dhe aktore.
Ajo ka punuar me disa nga stilistët dhe fotografët më të mirë në Evropë e është shfaqur në serialin “O sa mirë”, thotë Express Rozë.



















