KreuCelebrity

Vivien në “Daily Love Story”: “ Jam ajo që do ndryshojë mentalitetin këtu”!

Me një format tejet interesant, “Daily Love Story”, do të na njohë me të pathënat, prapaskenat dhe komentet e spektaklit Love Story, i cili startoi një natë më parë, duke thyer rekord shikueshmërie. Gazetarja e “DLS”, Xhesi Muça, ka intervistuar vajzat para se të ngjiteshin në skenë, për të zbuluar emocionet dhe komentet e tyre për konkurrentet e tjera, si edhe për Saimirin. Një prej tyre është Vivien, e cila e kishte mjaft të qartë se cfarë synon të arrijë: të ndryshojë mentalitetin dhe për të, është një fitore më vete.

“Jam shumë e emocionuar, por jam shumë e lumtur. Unë mendoj që ne jemi ata të rinjtë që duhet ta ndryshojmë mentalitetin. Po nuk filloi nga ne nuk do të fillojë asnjëherë kështu që nëse jam unë ajo që do ta bëj atë nisjen e parë, jam shumë e lumtur”, tha Vivien, ndërsa u shpreh e bindur se nuk do të eleminohet!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF