KreuCelebrity

Sa para fiton Melania nga divorci me Donald Trump!

Burimet pranë ciftit vazhdojnë ta pohojnë: Melania, sipas tyre po pret ditën e inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden janarin e 2021 për të vulosur më në fund divorcin me Donald Trump.

“ Nëse ajo do ta turpëronte ndërkohë që ai është president, Donald do të gjente mënyrën për ta ndëshkuar”, thotë Omarosa Manigault që me Trumpin në fakt, nuk ka marrëdhënie të mira. Prej 10 ditësh mediat rozë po gëlojnë nga thashethemnaja e nisur prej saj se Zonja e Parë është duke numëruar minutat derisa të mos e ketë më këtë detyrë, dhe të jetë një grua e lirë.

Sipas avokates Jacqueline Newman, nga divorci Melania do të merrte 50 milionë dollare e do të përfitonte edhe dy shtëpi dhe përdorimin e një avioni privat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF