KreuCelebrity

Fjoralba sapo postoi foto me fustanin e bardhë të nusërisë!

Që kur Fjoralba Ponari bëri publike lidhjen me atletin simpatik, Francesko ( dhe inxhinjer softëare-i), fansat aty janë fiksuar!

Lidhja e tyre duket mjaft serioze, dhe nuk është cudi që ndjekësit janë kuriozë të dijnë nëse do të ketë një kurorëzim me martesë të kësaj marrëdhënieje. “Kur do martohesh moj Fjoralba?”- i shkruan një ndjekës, por moderatorja e shmangu me humor një përgjigje të drejtpërdrejtë. “Pse po më  mban mbi shpinë ti, apo me të ngrënë me të pirë që qenke mërzitur? Ka halle më të mëdhaja se martesa jeta!”- ka shkruar, ajo duke treguar se planet e veta, nuk ka ndërmend t`i ndajë me të gjithë.

Por nga ana tjetër, postoi disa foto me fustanin e bardhë, pas një tjetër komenti që thoshte : “Kushedi sa e bukur do ngjaje nuse”, dhe kishte shumë të drejtë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF