Klodiana Shala ka qenë një emrave më në zë të atletikës; por rekordmenia u tërhoq papritur dhe vetëm tani rrëfen se cfarë ndodhi.
Klodiana ishte e ftuar në emisionin ‘E ardhmja është vajzë’ të drejtuar nga Ermira Çausholli, ku nuk I mbajti dot lotët teksa rrëfeu arsyen e ndërprerjes së karrierës sportive. Ajo tha se I ishte nënshtruar një operacioni të vështirë në shtyllën kurrizore, moment ky që i kushtoi edhe karrierën në sport. “Më morën në barelë dhe aty pata një operacion në shtyllën kurrizore. Por vështirësia ishte se lashë sportin. E lashë në momentin që isha në kulm. Ama jeta vazhdoi. Një vit të tërë për 22 sekonda kohë”, – rrëfeu sportistja e njohur. “Unë pata fatin që më operuan tre mjekët më të mirë të botës se isha në Lojrat Olimpike. Ditën e parë dhe të dytë s’kam qenë në gjendje dhe ditën e tretë i shikoja që doktorët më përkëdhelnin. Në një moment u thashë mos u mërzisni, nuk kam asgjë, por temperaturën e kisha 40. Unë kam diçka që nëse mërzitem nuk më zbret temperatura. Ndenja edhe disa ditë në Londër dhe u ktheva në Shqipëri”, u shpreh ajo.



















