KreuCelebrity

Rimbursim për të infektuarit nga Covid 19, ja shuma që përfiton kush kalon virusin!

Rimbursim për të infektuarit nga Covid 19, ja shuma që

Qeveria shqiptare ka vendosur që për të prekurit nga Covid 19, të ketë rimbursim të menjëhershëm. Sipas kryeministrit Edi Rama, rimbursimi 100% i paketës bazë të trajtimit ambulator në banesë e ka koston vjetore 1.2 miliardë lekë. Paketa e miratuar nga Këshilli i Ministrave përbëhet nga dy skema trajtimi. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e parë të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1650 lekë. Ndërsa vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e dytë të trajtimit ( forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10900 lekë. Mjeku i familjes do të lëshojë recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

2.Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

3.Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.

4.Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

5.Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

6.Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.

7.Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

8.Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF