Një ndjesi e çuditshme e humbje së shijes e ka shtyrë këngëtaren Eneda Tarifa të bëjë tamponin e Covid-19 ku ka rezultuar pozitiv. Sapo ka mësuar se është infektuar Eneda dhe e bija janë izoluar në shtëpinë e tyre për dy javët e ardhshme.
Nëpërmjet një ‘live’ në story në rrjetin social instagarm ajo ka bërë me dije se është infektuar për të njoftuar në këtë mënyrë edhe personat me të cilët ka patur kontakt ditët e fundit.
Fatmirësisht moderatorja e “Portokalli” nuk ka shfaqur shenja serioze të sëmundjes përveç humbje së shijes dhe nuhatjes. Me siguri këtë javë Eneda Tarifa do ta moderarojë “Portokalli” nga shtëpia.



















