KreuCelebrity

Xhesi mendon se është më e vecanta për Saimirin, Kejda rrëfen prapaskenat!!

Xhesara mendon se është e vecantë në programin “Love Story”, dhe duket se këtë e lidh në radhë të parë me pamjen e saj. Është e vetmja flokëkuqe në garë, dhe mendon se Saimirit I pëlqejnë vajzat e vecanta. “Kam shumë emocione, po dridhem, nuk e di a dallohem. Saimiri ka thënë në spot se nuk ka preferenca bjonde apo brune mjafton të jetë e veçante dhe ja ku jemi”, është shprehur ajo. Edhe Xhesara ka bindjen se do të vazhdojë konkurimin. “Kam siklet normalisht por nuk mendoj se do jem unë ajo që do eleminohem sepse kemi pasur një impakt të parë pozitiv me Saimirin, me aq sa e kam ndjerë unë”, ishin fjalët e saj.

Kejda ndërkohë druhet se do të eleminohet. Ajo ka rrëfyer se ka një lloj indiference me vajzat e tjera dhe se kjo gjë mund të ketë ndikuar edhe në takimin e saj me Saimirin.

Duke qenë se jam afër me këtë fushë nuk kam shumë emocione. Unë mendoj se mund të eleminohem pasi i jam bashkuar kastit të vajzave shumë vonë, kjo gjë ka ndikuar që unë të jem pak e stepur dhe indiferente.Ne kemi qenë edhe në backstage, kemi patur pak komunikim. Në këtë kohë që ne kemi kaluar me njëri-tjetrin, Saimiri mund ta ketë vënë re këtë indiferencën time, që vjen nga kjo gjë që un thash pak më herët. Por nëse Saimiri do ishte nga ata djem që i pëlqejnë vajzat indiferente do më pëlqente shumë, është shprehur ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF