KreuCelebrity

Sekretin e bukurisë së përjetshme, e ka zbuluar aktorja 70 vjecare!

Për të, plakja duket se ka ndaluar përpara shumë kohësh. Sot është 70 vjec, por Jane Seymour nuk I tregon aspak dhe vazhdon të habisë me pamjen e saj dhe format fizike.

Me trupin që ka, nuk ngurron të postojë rregullisht foto me bikini.

Në një nga intervistat e fundit jane tha se pesha që ka tani, është e njejtë me atë që ka pasur kur ishte 17 vjec.

Dhe kjo nuk ka ndodhur aksidentalisht, por është pasojë e një disipline të hekurt. Aktorja thotë se konsumon vetëm një vakt në ditë. Ajo ha shumë perime, pulë dhe peshk, e herë pas here edhe biftek. Në mbrëmje, nëse ka uri, merr vetëm karrota ose selino.

Edhe pse pi ushqimin e shoqëron ndonjëherë me verë, Jane, nene e kater femijeve, nuk dehet kurrë. Mendohet se konsumi i tepruar i alkolit mund të kontribuojë në procesin e plakjes duke dehidratuar lëkurën dhe duke shtuar rrudhat. Dy herë në javë sakaq bën trajtimin e rezistencës, të njohur si “’The Perfect Workout”, me të cilin mjaftojnë dy stërvitje nga 20 minuta në javë për të parë rezultate.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF