Leonardo DiCaprio është pervecse aktor me famë botërore, edhe një ambjentalist i përkushtuar. Së fundmi ai e ka ngritur zërin publikisht për lumin e Vjosës, duke e quajtur një lajm të mirë refuzimin e projektit të digës së Kalivaçit dhe kthimin e zonës së Vjosës në park kombëtar.
“Teksa ne presim që kryeministri dhe qeveria e tij në Bosnje – Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjorë për të mbrojtur lumenjtë e “Zemrës Blu” të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm prej hidrocentraleve të vogla, ka të reja premtuese që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve. Në 25 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se projekti i digës së Kalivaçit ishte refuzuar dhe se zona do të bëhej një park kombëtar. Parku kombëtar i lumit të egër Vjosa, do të ishte vendi më i madh në Europë për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra mijëra specie si ngjala europiane e rrezikuar globalisht dhe insektin Vjosa, i zbuluar së fundmi.Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës, ndërkohë që parku mund të bëhej model për strategjinë e biodiversitetit brenda kornizës së marrëveshjes së gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnje – Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të ‘Zemrës Blu’ të Ballkanit”, ishte mesazhi I DiCaprios.



















