KreuCelebrity

“Plasën” trëndafilat në Love Story; si reaguan vajzat konkurente!

“Plasën” trëndafilat në Love Story; si reaguan vajzat

“Daily Love Story”, mini-show që zbulon të gjithë prapaskensat e të pathënat, tregoi këtë herë se cfarë ndodhi me ceremoninë e trëndafilëve. Xhesi Muçaj, gazetarja e “DLS”, i “ngacmoi” pak vajzat për të mësuar përjetimet e tyre. E pyetur se si është ndjerë që mori trëndafilin e parë, Suela tha se nuk e konsideronte fare të papritur. “Edhe e prisja por të isha e para jo, nuk e mendoja. Mbase i kam bërë më shumë përshtypje se të tjerat. Mua Saimiri mu duk i njëjti, njësoj që nga fillimi deri në fund me të gjitha vajzat”, tha ajo.

Stelina tha se u ndje sikur të ishte në një takim dhe se e harroi për një moment që ndodhej në spektakël. “Harrov a fare që isha në spektakël, u ndjeva sikur ishim mbledhur në një takim. Saimiri është i mirë gjithmonë”, tha ajo.

Për puthjen me Vivienin ndërkohë, Robert Aliaj nuk la pa  shpotitur Saimirin, me komentin se “ Ka ardhur për show, puthja e Vivien ishte e stisur”! Roberti është ndalur tek grimi i vajzave të cilin e cilësoi si të tepruar, ndërsa theksoi se i pëlqen grimi delikat.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF