KreuCelebrity

Mbretëresha e stilit/ Kate Middleton votohet si mbretërorja më me stil në botë!

Kate Middleton është votuar si gruaja me gjak blu që ka më shumë stil në radhët e mbretërorëve në botë.

Faqja online e shitjes së markave luksoze Farfetch ka realizuar një sondazh për ndjeksit e saj për të votuar gruan më me stil të familjeve të ndryshme mbretërore.

Duket se bashkëshortja  e Princ Ëilliam ka qenë e preferuara e votuesve duke qëndruar në krye në listës. Dukesha e Kembrixh është e njohur për dashurinë që ka për brandet britanike më së shumti për ato populloret. Kate Middleton ishte e vetmja nga familja e saj që ishte përfshirë në këtë sondazh, ndërsa Meghan Markle dhe Mbretëresha Elisabeth janë lënë jashtë listës.

Gjatë muajve të fundit që përkojnë më pandeminë e Covid-19, Kate është parë të veshë brandet britanike si; Suzannah, Stella Mccartney, apo Emilia Wickstead. Middleton është gjithashtu e njohur për zakonin e riciklimit të veshjve të vjetra të cilat i risjell herë pas here në forma dhe kombinime të ndryshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF