Situata epidemiologjike në vend po vjen duke u rënduar, sic e dëshmojnë qartë dhe shifrat e infektimeve por edhe jetëve të humbura, të cilat po rriten dita-ditës. Bilanci total i rasteve që prej fillimit të pandemisë është 29,837 persona. Studime të shumta kanë treguar se kjo sëmundje përgjithësisht I kursen të miturit. Por një raport i Dosja.al tregon se në pediatrinë e Tiranës ndodhen të shtruar 10 fëmijë të cilët janë të prekur nga Covid-19.
Njëri prej tyre, gjithmone sipas te njejtit burim, është në gjendje më të rëndë pasi ndodhet në reanimacion dhe është vetëm 16 muajsh.Vetë ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë informacione rreth kësaj teme, ndaj këto nuk konsiderohen shifra zyrtare.



















