Të premten e 20 nëntorit aktori i humorit Bes Kallaku ka festuar ditëlidjen e 35-të të jetë.
Kallaku ka mbledhur familjarë, miq e kolegë dhe ka kremtuar ditën e shënuar nëpërmjet një feste organizuar në një prej restoraneteve të njohur në periferi të Tiranës. Pëherë i lidhur me origjinën e tij, fshatin Bubq të Tiranës, Besi nuk e la as këtë herë pa e përmendur vendin ku u rrit. Madje edhe tema e ditëlindjes kishte të bënte pikërisht me jetën në fshat.
Çdo element në arredimin dhe dekorin e ambientit kishte të bënte me jetën në fshat, e po ashtu kodi i veshjes për të ftuarit ishte ‘vishu si fshatar’.



















