
Chiara Ferragni dhe partneri i saj, Fedez, janë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Leo, dhe shpejt, familja e tyre do të shtohet edhe me një vajzë. Blogerja e famshme nuk e ka ende një emër për të, por fansa të shumtë të saj duken se kanë pasur të njëjtin mendim.
Emri më i votuar prej tyre për vogëlushen është “Aurora”. Nëse dyshes nuk i pëlqen, ka dhe dy alternative të tjera “Peppina” dhe “Gennara”. Por nëse do të duan vërtet t`i marrin parasysh sygjerimet e ndjekësve, Chiara dhe Fedez me shumë gjasë, do të zgjedhin emrin e parë!



















