KreuCelebrity

Vazhdon debati me binjaket, Klea: “Po të kishin dinjitet, nuk vinin bashke ne program”!

Klea Shkurti, konkurrentja e spektaklit “Love Story” në TV klan e vazhdoi debatin e nisur një ditë më parë me dy binjaket, Albana dhe Silvana të cilat i kritikuan vajzat e tjera për sjelljën me Saimirin në prapaskenë.  Klea tha se nëse ato të dyja do ishin vajza me dinjitet, nuk do të vinin bashkë në spektakël për një mashkull.

“Unë nuk e dija se kush e kishte thënë dhe mendova se ishte një pyetje provokuese dhe prandaj thash që kush e ka thënë të vijë të ma thotë përballë. Më në fund u mor vesh dhe përsa i përket binjakeve që e kanë thënë këtë fjalë, unë gjithmonë eci me idenë që për të pasur një lidhje ose një njohje, mashkullin duhet ta kesh pikë së pari shok. Dhe meqë ne kishim aq emocione të shumta në ato ditë, mendova që t’i jepnin një përqafim dhe ta ngrohnim pak atë bisedën meqenëse ai është pak si tip i ftohtë në thonjza, sikur mezi përshtatet dhe për t’ia dhënë atë ngrohtësinë mendova që të flisnim pak apo ta përtqafonim. Sa i përket fjalës dinjitet, në qoftë se do përmedej nga ato të dy motrat, unë nuk mendoj se nëse ato do ta kishin pikë së pari dinjitetin nuk do ishin në këtë program. Mendoj se mos kanë ngatërruar program”, ishte komenti i saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF