
Epo, qenka përfundimisht koha për ta menduar edhe një herë ngjyrën e flokëve ( ato që janë në mëdyshje). Kate Middleton i dha fund flirtimit me nuancat e kafes, e ndoshta po na tregon si padashje një trend të ri: pavarësisht se ka hyrë stina e ftohë, e mendohet se flokët duhen errësuar, ajo e theu ate rregull te pashkruar dhe e celi ngjyren edhe më shumë! Dukesha e Kembrixhit u shfaq me flokë bjond të errët në videon e fundit të publikuar në Instagram nga Kensington Royal, përmes të cilës shprehte falenderime për kampanjën Hold Still. Super në formë si gjithmonë, ka marrë mjaft komplimente nga ndjelësit!



















