KreuCelebrity

Pas Bradley Cooper, Lady Gaga “me sytë” nga Brad Pitt!!!

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Bradley Cooper tek “A star is born”, i cili u pasua dhe nga shumë zëra rreth një afere mes tyre që nuk u konfirmua nga palët, Lady Gaga duket se po përgatitet për një bashkëpunim me një tjetër aktor të shumëlakmuar hollivudian: Brad Pitt.

Mësohet se këngëtarja e kthyer së fundi edhe në aktore dhe Pitt do të interpretojnë së bashku në filmin “Bullet Train”, me regji të David Leitch. Filmi tregon historitë e pesë vrasësve në bordin e një treni në linjën hekurudhore të shpejtësisë të lartë drejt Tokios, të cilët kuptojë se fatet e tyre janë ndërthurur. Gaga ndërkohë është duke shijuar suksesin e albumit të saj të fundit, Chromatica, që u bë publik më herët këtë vit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF