KreuCelebrity

Një vjehrrë si Valbona Selimllari; ja ç’marrëdhënie ka me të dashurën e djalit!

Valbona Selimllari është nënë e tre fëmijëve; dy djemve Deni dhe Kejni si dhe e një vajze Vivien. E ftuar në rubrikën ‘N’fermë’ në Top Channel misi i parë shqiptar, ka folur si asnjëherë më parë për një status të cilin duket se ajo e ka fituar së fundmi; atë të vjehrrës!

Deni djali i madh i Selimallarit  ka nisur një histori dashurie, të cilën ja ka rrëfyer edhe të ëmës. Valbona ka treguar se me të dashurën e djalit një marrëdhënie shumë të mirë.

“E para e ka një shoqe, e kam një eksperiencë. Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua. Nuk e di. Nuk ka rëndësi bukuria e njeriut, nuk dua të më vijë në shtëpi një vajzë e bukur, një vajzë e mirë. Unë do e dua sido që të jetë nëse e do Deni. Ai do të jetojë, ai do të jetë i përgjegjshëm, unë do jem ta mbështes sa herë të jetë nevojë. Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe”; është shprehur Valbona Selimllari, kësaj here në statusin e vjehrrës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF