Është nënë e tre fëmijëve, por po të nisesh nga pamja e saj, nuk e beson dot! Arjola Demiri është super në formë, dhe pas ndarjes vite më parë nga bashkëshorit, është në kërkim të dashurisë.
Në emisionin e Roza Latit “Why not”, aktorja bëri disa rrëfime me marrëdhënien që ka me fëmijët. E tregoi mes të tjerash edhe një ngjarje që i ka ndodhur në plazh. Vajzat e thërrisnin vazhdimisht “Mami, mami”, aq sa njerëzit ishin habitur dhe kishin pyetur nëse vërtetë ishin fëmijët e saj.
Pas këtij momenti, ajo me humor tregoi se ia ka ndaluar fëmijëve ta thërrasin mami sepse ndryshe do mbetet beqare. “Ishim në plazh, unë me dy vajzat, ndërsa Rubini (djali) ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh, këto thërrisnin “ma, ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto, më thonin: ‘Moj, mami i këtyre je ti?’Edhe unë i përgjigjesha: ‘Po, mami i tyre jam”. U thash nga nesër e mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqare për gjithë jetën! Ju lutem më thërrisni teze”, tregoi ajo.



















