Puntata e dytë e ‘Love Story’ në Tv Klan na njohu pak më shumë me 18 vajzat konkurrente. Gjatë javës së kaluar Saimiri ka patur mundësi të ndajë kohën e tij me vajzat që janë në garë për t’a joshur. Me Vivien, protagonisti i ‘Love Story’ pati një takim special, pranë oxhakut të vilës ku ai jeton.
Veç të tjerash, Saimiri e pyeti Vivienin edhe për familjen, dhenë këtë pjesë të bisedës, ajo u përlot pasi rrëfeu për humbjen e të atit në moshë të vogër, kur ajo ishte vetëm 3 vjeç.
Teksa e cilëson mamanë e saj si një heroinë që ka rritur e vetme 27-vjeçaren dhe motrën e saj të madhe, ajo shprehet se gjithmonë ka munguar figura e një mashkulli në shtëpi.
“Me familjen i kam marrëdhëniet shumë të mira, sidomos tani që jam rritur, mamin dhe motrën i kam më shumë si shoqe. Mamin, sepse babi është larguar nga jeta kur unë kam qenë tre vjeçe, dhe është një mungesë që është çdo ditë në jetën time dhe kam përshtypjen që do jetë.
Duhet dhe kjo dëshira ime për të pasur gjithmonë një person të fortë në krah është sepse ka qenë ajo mungesa e figurës së mashkullit që nuk ka qenë kurrë në shtëpi.
Mamaja ime është shumë e fortë. Na ka mbajtur ne, ka mbajtur mamanë dhe babanë e saj, mua dhe motrën gjithmonë na ka nxitur për shkollën, gjithmonë kini mendjen te shkolla dhe te puna sepse burri është aty. Kjo ka qenë fjalia, ta them sinqerisht. Mamaja ime ka mbetur e ve 32 vjeçe, me dy fëmijë, njëra 3 dhe tjetra 6. Nuk është normale, unë që jam tani 27 vjeçe, them si nuk ka ritentuar edhe njëher të gjejë dikë tjetër. Unë jam shumë krenare për mamin tim. Kështu është mami im dhe unë dua të jem si ajo”, është shprehur Vivien mes lotësh.



















