KreuCelebrity

Meghan Markle humbet femijen e dyte!

Meghan Markle rrëfeu se ka pasur një abort spontan. Dukesha është shprehur se e humbi fëmijën e saj të dytë në muajin korrik, por nuk kishte folur për këtë.

“ Ishte një mëngjes normal si cdo ditë tjetër. Bëra mëngjesin. Ushqeva qentë. Mora vitaminat. Gjeta corapen që më mungonte. Kapa flokët dhe mora djalin. Në momentin që po I ndryshojë bebelinën, ndjeva një dhimbje prerëse në bark. U ula në tokë me fëmijën në krahë, e pata ndjesinë se dicka nuk ishte në rregull. E ndieva teksa përkedhja të lindurin tim të parë se po humbisja të dytin. Disa orë më vonë, isha në spital duke shtrënguar dorën e tim shoqi”, është shprehur ajo. Dyshime për një shtatzani të dytë të Meghanit ka pasur prej kohësh, por kjo është hera e parë që ajo e rrëfen vërtet, duke treguar edhe dhimbjen e madhe të pësuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF