Miley Cyrus nuk ka pirë asnjë gllënkë alkool në këto dy javë. Popstari amerikan Miley Cyrus është e njohur për jetën e saj të ekzagjeruar midis alkoolit, drogës dhe substancave të tjera abuzive. Pas dy vitesh frenimi, këngëtarja ka rrëfyer gjatë një interviste dhënë Zane Lowe të Apple Music me rastin e promovimit të albumit Plastic Harts, i cili pritet të dalë në treg në datën 27 nëntor, se gjatë periudhës së pandemisë, kishte rënë sërisht në kthetrat e alkoolit. Miley ka specifikuar se nuk ndjehet në faj për faktin që i është kthyer pijes.
“Nuk duhet të zemërohesh me veten, por ta pyesësh pse ndodhi? Për mua është e vështirë, sepse nuk jam një njëri i moderuar, por mendoj se jo të gjithë duhet të jenë plotësisht astemë. Mendoj se çdokush duhej të bëjë atë që është më e mira për të.” Pavarësisht problemeve, këngëtarja këmbëngul se nuk ka probleme me alkoolin, sepse është shumë e disiplinuar, siç e portretizon ajo veten.
“Kur dua të pij, unë pi. Por kur marr vendimin për ta lënë, e lë. Dua të jem në gjendje të tregoj historine time,” eshtë shprehur Miley ndersa thote se tani po frenohet nga pija.