KreuCelebrity

27 vjecarja tregon dhunën e partnerit: “Mendova se nuk do të ecja më”!

“Mendoja se këto ishin gjëra që nuk do të ndodhnin kurrë mua. Se ishin halle që i përkisnin të tjerëve. Por u gabova. Shpresoj që fotografia ime t`I bëjë vajzat dhe gratë e tjera viktima të dhunës të kuptojnë se mund të shpëtojnë prej saj. Unë tani kam rilindur”.

Për katër ditë rresht, 27 vjecarja Beatrice Fraschini  u mbajt peng nga ish i fejuari i saj, Giacomo Oldrati, në apartamentin e tij në Milano. Ishin bashkë prej katër vitesh e gjysmë. Dhuna fillimisht kishte nisur në rrafshin psikologjik: një kontroll i shfrenuar, kërkesa për të mbyllur rrjetet sociale dhe t`i tregonte atij absolutisht cdo lëvizje që bënte. Më pas, erdhi makthi fizik. Katër ditë rrahjeje e pandërprerë rezultuan në mikrofraktura në kafkë dhe nofull, në daullen e veshit të majtë të shpuar, thyerje të hundës, dy brinjë të thyera në secilën anë, tre rruaza të thyera, frakturë të kyçit të këmbës.

Nëse nuk më thua atë që dua të dëgjoj, unë do të të vras”, i kishte thënë ai. Për të shpëtuar, 27 vjecarja u hodh nga ballkoni i katit të dytë. “Në momentin që u bë kjo foto, nuk dihej nëse do të mund të ecja sërish”, shprehet Beatrice që sot është një njeri krejt tjetër ndërsa punon pranë Kryqit Jeshil, me kënaqësinë të ndihmojë të tjerët.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF