Një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë prej një ataku kardiak vetëm dy javë pas daljes nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të një hemoragjie cerebrale.
Ish sulmuesi i Argjentines po trajtohej edhe për varësi nga alkoli. Maradona ishte kapiten i Argjentinës kur ajo fitoi Kupën e Botës në vitin 1986, duke prodhuar asokohe një sërë perfomancash personale sublime që cuan në triumfin e skuadrës së tij.
Në një deklaratë në Twitter, Shoqata argjentinase e futbollit shprehu dhimbjen e saj të thellë për humbjen e legjendës së futbollit. “Do të jesh gjithmonë në zemrat tona”, thuhej aty.