Tamponë dhe peceta higjenike falas për gratë dhe vajzat në periudhën e menstruacioneve: Skocia u bë vendi i parë në botë që e ofron dicka të tillë. Akti i Produkteve të Periodave Falas, u miratua unanimisht. Ai i vendos autoriteteve lokale detyrimin që produkte të tilla të jenë në dispocionin e femrave që kanë nevojë për to.
Rajoni i North Ayrshire ishte I pari që kishte provuar ta bënte një gjë të tillë, dhe atje, kjo nismë ka funksionuar më së miri që prej 2018-tës. “Fushata është mbështetur nga një koalicion i gjerë, duke përfshirë sindikatat e tregtisë, organizatat e grave dhe organizatat bamirëse,” tha Monica Lennon, ligjvënësja që prezantoi projekt-ligjin vitin e kaluar, përpara votimit. Sipas saj, ky vendim është një sinjal për botën se mund të arrihet shumë lehtë sigurimi i produkteve menstruale falas.