KreuCelebrity

Humbi të afërmit nga tërmeti: moderatorja qan pas kamerave!

Evi Reçi, prezantuesja e “Vizioni i Pasdites”, e celi emisionin ashtu si shumë programe të tjera në këtë ditë: duke kujtuar ngjarjen tragjike të përpara një viti, kur tërmeti shkatërrues mori 51 jetë njerëzish e krijoi disa familjeve plagë të thellë, që zor të mbyllen lehtë. Vetë Evi është një prej tyre. ajo humbi nga fatkeqësia natyrore xhaxhain e saj me familjen dhe shoqen e fëmijërisë me vajzën dhe nënën.

Zefina Hasani tregoi përmes një statusi sesi prezantuesja, pas kamerave, nuk i kishte mbajtur dot lotët.

26 nentori i Evit ? Kamerat ishin fikur, ndaj une ndeza menjehere celularin tim, per te kapur nje moment te tille, te natyrshem, njerezor, nder lotet qe pasi ua ke hapur deren, veshtire se mund t’i ndalosh. Evi sapo kishte kujtuar, ne hapje te programit te saj, humbjet e njerezve te saj te dashur, nga termeti i 26 nentorit. Foli duke iu dridhur zeri, duke u perpjekur te mos leshonte lot por u dorezua nga dhimbja qe e ke brenda edhe pas nje viti. Isha aty, sepse do te regjistronim emisionin e sotem te “Vizioni i pasdites” dhe stomaku mu be nje grusht teksa shihja Evin ne perpelitjen e saj. U ndjeva si ne faj se mengjesi i rremujshem s’me kish lene kohe te kujtoja qe sot eshte 26 nentori i tmerrshem. Ma kujtoi Evi me kujtimin e dedikimin e saj, qe te gjithe ju mund ta degjoni sot pasdite. U ndjeva si ne krye te detyres, pas kamerave, per ta trasmetuar ate qe nuk shfaqet ne ekran, anen tjeter te njerezve te ekranit, qe qajne si te gjithe ne pas kamerave e kur sapo ato ndizen prap, vijojne punen per te percjelle energjine dhe buzeqeshjen qe duan njerezit. @evireci s’do ta harroj kurre kete mengjes”, ka shkruar Zefina.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF