Deri tani, Matthew Perry nuk kishte vendosur të “shtrohej e të krijonte familje”, pavarësisht moshës. Por në moshën 51 vjecari, u dorëzua” edhe Chandleri i serialit të famshëm “Friends”.
Ai është fejuar me Molly Hurwitz, 22 vjet më të vogël! Lajmin e fejesës e konfirmoi vetë Perry për revistën “People”
.“Vendosa të fejohem! Fatmirësisht më qëlloi të takoja dhe të frekuentoja gruan më të mrekullueshme që ekziston në rruzullin tokësor”, u shpreh ai. Matthew dhe 29 vjecarja nisën të frekuentohen përpara dy vjetësh. Në shkurt, Molly I bëri një dedikim super romantik në Instagram, duke i shprehur dashurinë për Shën Valentin.