Që Camilla Parker Bowles ishte arsyeja e jetës fatkeqe bashkëshortore të Dianës, kjo tashmë është e ditur. Edhe pse ishte edhe vetë e martuar asokohe, ajo e vazhdoi lidhjen e fshehtë me princin Charles. Ky i fundit pat thënë në një intervistë në vitin 1994 se qe “përpjekur të ishte i ndershëm”, dhe se Camilla-n ( me të cilën kishte pasur lidhje në 1986), kishte rinisur atëhere kur martesa e tij ishte shembur në mënyrë të paripaueshme.
Por seriali “The Crown”, pretendon se ai e ka vazhduar lidhjen me Camilla-n përgjatë gjithë martesës me Dianën.
Kaq u desh që adhuruesve të princeshës t`i kujtohej edhe një herë kalvari i saj. Komentet ofenduese kanë vërshuar drejt Dukeshës së Cornëall-it, cka e detyroi atë dhe Charlesin të bllokomin mesazhet në Tëitter. “Kot sa mundohesh se kurrë nuk do e arrish nivelin e Diana-s”, “Me para mund të blesh rroba dhe bizhuteri, por sigurisht jo klasin, atë e kishte vetëm Lady D”, shkruanin disa prej tyre.