KreuCelebrity

Sanremo 2021, Amadeus: Janë prezantuar 300 këngë! Sa prej tyre janë për Covid 19?

Festivali i famshëm i Sanremos është caktuar të zhvillohet në datat 2 deri në 6 mars të 2021. Dhe njëherë protagonist i saj, do të jetë prezantuesi i njohur Amadeus. Ai është shprehur se ashtu si vitin e kaluar do të jetë i rrethuar nga prani të ndryshme femërore. Në edicionin e kaluar në skenë përkrah Amadeusit u ngjit dhe prezantuesja jonë e talentuar Alketa Vejsiu.

“Këngët e prezantuara janë trefishi i vitit të kaluar,- shprehet moderatori, – pak a shumë 300 këngë.  Dhe shumica e tyre janë vërtetë të bukura. Asnjë këngë nuk flet për Covidin, falë zotit”- ka siguruar Amedeusi. Po a do të zhvillohet festivali në prani të publikut? Amadeus shpreson se epidemia të jetë nën kontroll, për të bërë të mundur një gjë të tillë. “Një gjë është e sigurtë, që askush do të ngjitet në skenë, pa patur njëri përpara. Ndoshta nga njëmijë vende të paktën 400 të jenë të zëna,” ka thënë ai.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF