Koronavirusi nuk e ka kursyer as këngëtaren aq të dashur për publikun shqiptar, Manjola Nallbani. Këtë ajo e konfirmoi vetë përmes një mesazhi në Instagram ku pavarësisht shqetësimit që po përjeton, nuk ka harruar t`i përcjellë një gjithë shqiptarëve një mesazh të ngrohtë për festat e nëntorit.
“Ne kete vit te pazaktonte, ju uroj nga shtepia GEZUAR FESTEN E FLAMURIT dhe ju ftoj te shikoni programin @shikokushluan ne @topchannelalbania @luanavjollca @orgesazaimi @tanapacolli. Edhe une sikunder ju do ta ndjek si spektatore (programi eshte xhiruar pak dite me heret!). Ne te vertete prej pak ditesh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj qe ti rikthehem normalitetit se shpejti! Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen! Ju dua!”, ka shkruar ajo. Teksa i urojmë shërim sa më të shpejtë, e patëm të pamundur të mos vëmë re se në foton që shoqëron këtë postim, Manjola duket në super formë! Nuk e dimë sesi ia bën, por është gjithmonë e mrekullueshme!



















