KreuCelebrity

Drita Perhati: “Në Love Story erdha për të dalë nga guacka ime”

Drita Perhati: “Në Love Story erdha për të dalë nga

Konkurrentja e spektaklit “Love Story”në TV Klan, Drita Perhati, ka treguar më shumë rreth vetes së saj. E pyetur nëse kishte pasur lëndime apo zhgënjime në jetën e saj, Drita dha këtë përgjigje për “Daily Love Story”.

“ Të gjithë kemi pasur nga pak. Të gjithë i kemi përjetuar ato zhgënjimet e vogla, të mëdha… unë nuk është se kam pasur një jetë private të madhe le të themi, eksperienca dmth, por mundësinë që t’i njoh njerëzit dhe të më njohin jua kam dhënë, por nuk e kam parë edhe aq të arsyeshme sa t’i çoj në një lidhje. Kjo më ka zhgënjyer sepse djemtë nuk dinë të sillem mirë me një vajzë, ta respektojnë siç duhet. Prandaj erdha edhe në Love Story, përveç faktit për të sfiduar veten për të dalë pak nga ajo guacka ime. Pse mos ta provoja edhe këtu njëherë. Unë më shumë muhabetin e kam me babin se sa me mamin. Më ecën muhabeti më shumë me babin edhe nuk dija si t’ia thoja atij sepse gjithmonë më ka parë si atë vajzën e vogël që rri në shtëpi, merret me botën e vet, dhe kur i thashë që do iki në Love Story për këtë arsye më tha “mirë o bab tha, ti e di, je e rritur, gjithmonë të kam mbështetur, s’më ke zhgënjyer dhe e di që s’do më zhgënjesh prapë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF