Dy vitet e mëparshme sollën tragjedi në familjen e Blerina Gjylametit; në 2018-tën humbi të motrën pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë dhe në 2019 humbi të vëllanë nga një aksident tragjik. Por ky vit I solli një gëzim të madh deputetes socialiste. Sot, në 28 nëntor, ajo u bë nënë për herë të dytë.
Blerina ka sjellë në jetë një djalë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, ku tregoi dhe emrin që kanë zgjehdur për vogëlushin. Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona! Mirë se erdhe Kron”- shkruan Blerina.
Gjatë shtatzanisë ajo kaloi edhe koronavirusin dhe të gjithë stresin që kjo sëmundje mund të përcjellë, por gjitcka përfundoi shumë mirë, për të dhe djalin.